Egnatia triumfon ndaj Partizanit, shkëputet në krye të renditjes
Egnatia mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 31-të në Superiore. Dy golat për Egnatian u shënuan nga Montenegro. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, pas një aksioni shumë të bukur.
Në minutën e 30-të, ishte Fernando, që pasi mori topin pranë portës së tij, vërshoi në të gjithë fushën dhe në fund asistoi për Monetenegron, që përballë portierit Qirko nuk gaboi.
Golin e vetëm për Partizanin e shënoi Skuka në minutën e 80-të, ndërsa rrezikuan disa herë për të barazuar, por pa sukses. Me këtë fitore, Egnatia shkëputet në krye të renditjes me 57 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e tretë me 48 pikë.