Egnatia humb penallti, rrogozhinasit ndalen në barazim pa gola nga Laçi

Egnatia humb penallti, rrogozhinasit ndalen në barazim pa gola nga

Egnatia dhe Laçi janë ndarë në paqe në Rrogozhinë, në një barazim pa gola, i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.

Të dyja skuadrat kërkonin ta fitonin, me kurbinasit që provuan më shumë në pjesën e parë.

Në të dytën u zgjuan dhe rrogozhinasit, të cilët humbën një 11-metërsh në minutën e 63’, pasi Spahiu u ndal nga Dajsinani.

Kështu Egnatia vazhdon në vendin e parë me 48 pikë, ndërsa Laçi në të gjashtin me 28 pikë.

 

EMISIONET