E papritur/Vllaznia largon nga detyra Plorin, emërohet Mirel Josa

E papritur/Vllaznia largon nga detyra Plorin, emërohet Mirel Josa

Rrufe në qiell të hapur në Shkodër ku Vllaznia ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin Elvis Plori. Në vend të trajnerit shkodran është emëruar Mirel Josa që merr menjëherë detyrën për të drejtuar skuadrën në tre ndeshjet e mbetura të sezonit.

Tekniku shkodran është larguar nga drejtimi i skuadrës vetëm pak orë pas humbjes së rëndë 3-1 ndaj Tiranës që e nxjerr përkohësisht skuadrën veriore jashtë zonës europiane.

Komnunikata zyrtare;

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë ketyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë.

Dy javë nga fundi i sezonit, Vllaznia mban vendin e pestë në klasifikim dhe duhet të fitojë finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit për të gjetur zonën europiane.

EMISIONET