E paprecedentë/ Spanja braktiset nga 15 lojtare, ankohen për metodat brutale stërvitore

E paprecedentë/ Spanja braktiset nga 15 lojtare, ankohen për metodat

Ekipi Kombëtar Spanjoll i femrave nuk arrin të grumbullohet për shkak të një vendimi të marrë nga pjesa dërrmuese e skuadrës. 15 lojtare të skuadrës iberike u larguan nga ekipi duke akuzuar drejtëpërdrejtë trajnerin për metodat e stërvitjes që sipas tyre janë të papërshtatshme duke dëmtuar gjendjen e tyre fizike dhe emocionale.

E paprecedentë/ Spanja braktiset nga 15 lojtare, ankohen për metodat

Federata Spanjolle bën me dije se ka marrë 15 e-maile nga 15 lojtaret, të cilat kanë kërkuar që të mos grumbullohen nga trajneri Jorge Vilda dhe ku theksojë se kanë mosmarrëveshje për mënyrën e punës. Federata shton se kjo është një situatë e paprecedentë në historinë e futbollit, jo vetëm në Spanjë por në të gjithë botën.

Sipas mediave iberike, lojtaret janë ankuar shpesh herë për dëmtimet por edhe për atmosferën e zymtë të krijuar në dhomën e zhhveshjes. Ato kanë gjetur mbështetje nga kampionia e botës, aemrikania Megan Rapinoe, e cila thekson se lojtarja e 16 që i mbështet është ajo pasi kur mblidhen kaq shumë njerëz, atëherë ata duhet të dëgjohen se çfarë kanë për të thënë.

Në krahun tjetër, federata qëndron përkrah trajnerit duke theksuar se nuk do ta vendosë në diskutim të ardhmen e teknikut në stolin e “La Furia Roja”. 

“Do të jeni të falura vetëm nëse kërkoni falje pasi federata nuk pranon presione të asnjë lloji dhe nuk lejon askënd të vendosë në dyshim vazhdimësinë e punës së stafit”, thekson federata në një komunikatë të ashpër ku i konsideron vajzat si “rebele”.

EMISIONET