E pabesueshme, roboti realizon kosh nga mesi i fushës dhe vendos rekord (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2022, 21:03
U prezantua gjatë olimpiadës Tokyo 2020 dhe rezultoi një sukses. Bëhet fjalë për robotin e krijuar nga kompania e prodhimit të makinave Toyota dhe quhet CUE.
Versioni i parë u krijua në vitin 2018 ndërsa një vit më pas u prezantua versioni i tretë që hyn në histori si roboti rekordmen për koshat të shënuar rresht.
Rekord Guinness i padiskutueshëm pasi roboti shënoi 2020 kosha rresht në 6 orë e 35 minuta. Shifra që do të bënin xheloz edhe një emër të madh të basketbollit si LeBron James.
Shikojeni;