E pabesueshme për Iranin, koha shtesë i jep fitoren. Uellsi pothuajse jashtë botërorit

E pabesueshme për Iranin, koha shtesë i jep fitoren. Uellsi pothuajse

Irani bën mrekullinë në minutën e 8 të kohës shtesë në ndeshjen mes skuadrës aziatike dhe Uellsit duke zhbllokuar ndeshjen dhe më pas duke shënuar edhe një gol të dytë. Sfidë që emocionet më të mëdha i dhuroi në castet e fundit pas daljes së Hennessey me karton të kuq, vendim që e ndryshoi tërësisht fatin e ndeshjes së kontrolluar kryesisht nga skuadra ishullore edhe pse Irzni festoi që në minutën e 16 por goli i Gholizadeh u anulua nga sistemi VAR.

Ndeshja vijoi me ritëm të ulet dhe dy skuadrat shumë të kujdesshme për të mos pësuar pasi situata do të komplikohej shumë ndërsa në pjesën e dytë, skuadra e Carlos Queiroz u bë më e rrezikshme dhe tentoi të merrte maksimumin nga kjo ndeshje.

Azmoun në minutën e 52 iu afrua shumë golit. Ishte sërish Hennessey që shpëtoi Uellsin edhe në minutën e 73 por pas daljes së gardianit të dragonjve me karton të kuq, ndeshja ndryshoi tërësisht dhe pas golit të parë që ndezi festën të Al Bayt, erdhi ehe rrjeta e dytë më autor Rezaeian në minutën e 111 të takimit.

Tre pikë shumë të rëndësishme që rikthejnë në lojë Iranin pas shuplakës 6-2 që mori nga Anglia, ndërsa Uellsi është me një këmbë jashtë Kupës së Botës 2022.

EMISIONET