"E kuptova që diçka nuk ishte normale". Flet trajnerja që mbajti në jetë notaren

"E kuptova që diçka nuk ishte normale". Flet trajnerja

Kjo është ndoshta fotoja e vitit dhe momenti që simbolizon dominimin e jetës mbi vdekjen. Trajnerja spanjolle e amerikanes Alvarez, e shpëtoi 25-vjeçaren gjatë një momenti kur ajo humbi ndjenjat dhe përfundoi në fund të pishinës. Andrea Fuentes ndalet te ai moment që mund të kishte përfunduar në tragjedi:

"Ajo po binte poshtë në vend që të ngjitej dhe në atë moment mendova se kjo nuk ishte normale prandaj u hodha në pishinë sepse ndihmësat nuk po e bënin një gjë të tillë. Kur e kapa e kuptova qe nuk po merrte frymë dhe u frikësova vërtet. Vazhdoi të mos merrte frymë për rreth dy minuta. Më pas mjekët e ndihmuam dhe gjithçka u rikthye në normalitet". 

Fuentes kujton më tej se një gjë e tillë notares së sinkronizuar i ka ndodhur edhe një vit më parë por jo në këto përmasa. 

"Anita është mirë pasi këto janë situata që ndodhin edhe në sporte të tjera. Disa nuk arrijnë në finish, disa të tjerë mbërrijnë dhe më pas u bie të fikët".

EMISIONET