E kryer/ Mourinho me qendërsulmues të ri, detajet e marrëveshjes

E kryer/ Mourinho me qendërsulmues të ri, detajet e marrëveshjes

Youssef En-Nesyri do të jetë qendërsulmuesi i ri i Fenerbahces.

Jose Mourinho ngulmoi për afrimin e shtatlartit maroken dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë arritur marrëveshjen me agjentin e lojtarit.

27-vjeçarin e pret një kontratë 4-vjeçare në Superligën turke.

Nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro neto në sezon, pa përfshirë bonuset.

Edhe pse po priste oferta të tjera, sidomos nga Arabia Saudite, En-Nesyri ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës së “Special One” në të ardhmen.

Presidenca e Fenerbahces po punon për arritjen e marrëveshjes me Sevillan, klubin që zotëron kartonin e sulmuesit maroken.

73 ndeshje ka regjistruar deri tani En-Nesyri me ekipin kombëtar, gjatë së cilave e ka gjetur 20 herë rrugën e rrjetës.

Për shërbimet e tij interesohej edhe Roma, por e ardhmja e futbollistit quhet Fenerbahce.

Skuadër ku do të punojë me një nga trajnerët më të mirë.

EMISIONET