E BUJSHME, Lionel Messi ikën zyrtarisht nga Barcelona

E BUJSHME, Lionel Messi ikën zyrtarisht nga Barcelona

Është një lajm i pabesueshëm. Lionel Messin nuk ta shikojmë më me fanellën e Barcelonës dhe kjo është zyrtare.

Klubi katalanas ka shpërndarë një deklaratë ku bën të ditur se palët u përpoqën të arrinin një akord por ishte e pamundur për shkak të problemeve ekonomike dhe pengesave nga Liga Spanjolle e Futbollit.

“Pavarësisht se ishte arritur një marrëveshje mes klubit dhe Leo Messit dhe me synimin e qartë të përbashkët nga të dyja palët për të firmosur sot një kontratë të re, nuk mund tëformalizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturale(rregullorja e Ligës Spanjolle të Futbollit). Duke parë një situatë të tillë, Lionel Messi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me Barcelonën. Të dyja palët janë thellësisht të zhgënjyer dhe ndiejnë keqardhje që dëshira e lojtarit dhe e klubit nuk mund të përmbushen.

Poll

Barcelona falenderon me gjithë zemër kontributin e lojtarit në vlerësimin e klubit dhe institucionit tone dhe i uron më të mirën në aventurën e tij profesionale dhe atë personale”, shkruhet në komunikatën e Barcelonës.

Kjo është ndarja më e trishtë mes një lojtari që është identifikuar gjithmonë me Barcelonën dhe asnjëherë tjetër nuk ka dëshiruar të jetë larg skuadrës që I dha atij gjithçka dhe vet lojtari dha gjithçka për katalanasit. Por ja që në futboll, ndonjëherë ka situata të tilla që e bëjnë të pamundur që një “dashuri” të vazhdojë deri në fund.

EMISIONET