E bujshme, 12 kombëtare europiane gati të braksitin FIFA-n

E bujshme, 12 kombëtare europiane gati të braksitin FIFA-n

Plani nga Infantino për të çuar përpara idenë e zhvillimit të një Kupe Bote çdo dy vjet duket se do të sjellë në krisje të fortë mes federatave dhe qeverisë boterore të futbollit, madje mund të jetë një përplasje historike.

Siç mësohet nga “Asocciated Press”, janë 12 kombëtare europiane që janë gati dhe duan të dalin nga FIFA në njjë vendim të bujshëm për të kundërshtuar planin për të krijuar një Kupë Bote çdo dy vjet.

Janë më shumë se një 10 kombe evropiane në fakt që po mendojnë të largohen nga FIFA dhe që do të mbeten brenda UEFA -s. Kjo do të ishte një strategji e rënë dakord me kreun e UEFA-s, Ceferin, dhe pjesa frontit do të ishte më e gjerë se ajo e gjashtë kombeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Faroe) të cilat ditët e fundit kanë marrë një pozicion të qartë kundër me një deklaratë të përbashkët.

Me mbështetjen e kombëtareve më të rëndësishme të futbollit europian gjithashtu do të rritej prestigji i frontit kundërshtar për projektin e Infantinos.

Për të legjitimuar gjithçka është neni 18 rregullores së FIFA -s, i cili rregullon modalitetet e daljes (kërkohet njoftim prej gjashtë muajsh) dhe precedenti i Gjibraltarit. Kjo Federatë e njohur nga UEFA në 2013, u detyrua të presë tre vjet për të hyrë në FIFA, tregon që një kombëtare mund të jetë pjesë e njërës pra UEFA ose FIFA pa marrë pjesë në tjetrën.

Përveç vendeve nordike që kanë dalë hapur kundër, nuk dihen ende emrat e federatave të tjera që janë gati të braktisin FIFA-n, dhe këtu hyn në lojë edhe emri i Shqipërisë!./Ora News/.

EMISIONET