E ardhmja e Tares në “fije të perit”, kohë reflektimi për drejtorin sportiv
Kontrata e Igli Tares me Lazion mbyllet në fund të këtij sezoni por presidenti Claudio Lotito i ka lënë një dritare të hapur.
Drejtori sportiv ka marrë gjithë kohën e duhur për të vendosur nëse do të rinovojë ose jo por me një kusht, që marrëdhëniet e tij me trajnerin Sarri të jënë shumë më miqësore.
Plot 18 vite në postin drejtues të klubit roman nuk janë pak dhe Lotito e vlerëson një gjë të tillë por ai kërkon gjithashtu më shumë goditje të rëndësishme në merkato për të ardhmen.
Për momentin ofertat në adresë të ish-sulmuesit të Kombëtares mungojnë por vendimi do të vijë në kohën e duhur dhe ndoshta për shtatlartin ka ardhur koha e një pushimi të shkurtër.