Duka: Notë pozitive klubeve shqiptare në Europë. Kampionati nuk nis me bojkot

Duka: Notë pozitive klubeve shqiptare në Europë. Kampionati nuk

I pranishëm në "Loro Boriçi", kreu i Fshf, Armand Duka foli dhe dha përgjigje për shumë gjëra, që te ndeshja e Vllaznisë, paraqitja e klubeve shqiptare në Europë, bojkoti dhe si e shikon ai sezonin e ri.

Te gjithë donin një fitore të Vllaznisë por nuk u arrit...

"Vllaznia ka bërë një edicion të mirë, ka berë një edicion shume te mirë në Kampionatin Shqiptar, dhe ne kupat e Europës. Në turin e parë, pasi përmbysi atë rezultat ndaj Shirokit. Por hap pas hapi niveli vështirësohet, kjo ishte skuadër e nivelit më të lart sesa e para por nuk mund të them se ishte Superiore ndaj Vllaznisë qoftë në ndeshjen e parë e qoftë në të dytën, mendoj se fati i ndihmoi shumë ata, shumë më shumë ata. U bë shtyllë, në një rast u mendua se topi kaloi vijën. Me pak fat mund të ishte ndryshe e mund të luhej për shtesë. Por mund të them se kishte nota pozitive për Vllazninë, skuadrën stafin, gjithçka..për ambjentin".

A jeni i kënaqur me këtë paraqitje të ekipeve shqiptare në Europë, vetëm Laçi dhe Teuta janë kualifikuar më tej?

E mira nuk ka fund, do të donim që të 4 ekipet tona të vazhdonin rrugën në futbollin ndërkombëtar deri në vitrinë e të vazhdonin të luanin në grupe. Le të themi që është një paraqitje e pëlqyeshme, Laci vazhdon, Teuta vazhdon, shpresojmë të vazhdojnë sa më gjatë e të shikojmë ndeshje ndërkombëtare të klubeve. Nëse do të bëja një përmbledhje do t'i vija nota pozitive klubeve shqiptare në Kupat e Europës".

Duka tifoz i Vllaznisë?

"Padyshim, gjithmonë kam qenë tifoz i Vllaznisë. Para se të isha president i FSHF dhe tani jam tifoz i Vllaznisë”.

Këtë vit a presim një Superligë më të fortë?

Po tani, nëse çdo vit bëjmë nga një centimetër apo hap para është mirë. Mendoj se kampionati shqiptar i ka bërë hapat para dhe këtë e tregon paraqitja në kompeticione ndërkombëtare, nuk jemi inferiore. Nëse do të ishim para disa vitesh, me një ekip qipriot nuk do të kishim një rivalitet të tillë. Kampionati ka bërë hapa para e shpresojmë më shumë. Kthimi i Dinamos ka shtuar konkurrencën, derbit, ndaj uroj të ketë një kampionat më të bukur vitin e ardhshëm”.

Kërkesat që klubet shqiptare i paraqitën qeverisë, a mos ndoshta janë harruar?

"Nuk janë harruar, por zhvillimet politike kanë qenë të tilla, kanë qenë zgjedhjet, kanë pushimet e verës, ndoshta nuk janë kthyer ende në punë. Por në të gjitha mënyrat ne do të kërkojmë që ligjet në Shqipëri të bëhen që të krijojnë kushte për zhvillimin e futbollit që sporti në përgjithësi të mos vuajë e të jetë informal, por të jetë i formalizuar e të kthehet në industri e degë e rëndësishme të ekonomisë shqiptare".


A do të fillojë kampionati me bojkot?

"Nuk besoj se nuk kemi vendim për bojkot deri tani. Nuk është bojkoti gjëja më e mirë, të presim fillimin e sezonit, diskutimet. Të presim”.

EMISIONET