Dramë për Michael Ballack, ish mesfushori humbet të birin në një aksident gjatë pushimeve

Dramë për Michael Ballack, ish mesfushori humbet të birin në

Michael Ballack njihet si një nga mesfushorët më të mirë të Gjermanisë, i cili ka fituar gjithcka si futbollist ku në vitin 2012 vendosi të têrhiqej. Sot ish lojtari i famshëm ka përjetuar një dramë të madhe pasi djali i tij, 18 vjeç, Emilio ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motorçikletë.

Lajmi i rëndë është publikuar në shtypin gjerman dhe atë anglez, teksa në mungesë të detajeve të mëtejshme mësohet se djali i tij Emilio ndodhej në shtëpinë e pushimit në Troia, një qytet pranë brigjeve të Setubalit, dhe ku u godit nga një motorçikletë, ato që zakonisht përdoren për pushime. Nga plagët e marra, 18 vjecari ka humbur jetën edhe pse iu dha ndihma e shpejtë teksa policia nuk ka dhënë ende detaje.

Emilio ishte një nga tre fëmijët e legjendës Ballack, i cili ishte i martuar me Simone Lambe që prej 2008 dhe 4 vite më pas u divorcuan.

EMISIONET