Drama e mbrojtësit të Realit, konfirmohet dëmtimi i rëndë, humb sezonin

Drama e mbrojtësit të Realit, konfirmohet dëmtimi i

Lajm shumë i keq për Realin e Madridin.

Mbrojtësi brazilian, Militao, ka pësuar këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë, siç thuhet në raportin mjekësor të bardhezinjve.

Qendërmbrojtësi do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

“Pas analizave të kryera sot nga lojtari ynë, Eder Militao, ai është diagnostikuar me një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë.

Militao do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim."

Militao e di tashmë se si është të pësosh një dëmtim të rëndë në gju.

Ishte minuta e 26-të kur braziliani po kërkonte një krosim në zonë, këmba e tij u ngec në bar dhe pasi nuk arriti të përfundojë krosimin, u rrëzua përtokë.

Stadiumi ngriu ndërsa qendërmbrojtësi u përpëlit nga dhimbja dhe vuri dorën në gjurin e djathtë.

Nuk kishte asnjë mënyrë që lojtari të ngrihej nga toka, kërkohej përdori i barelës.

Lojtarët ishin ngrirë dhe, pas ndeshjes, ata ishin ende të prekur.

"Jam shumë i trishtuar për dëmtimet, është mëkat që na ndodh kaq shumë herë, shpresoj të mbetemi të fortë për ta.

Shumë i lumtur me golat, sigurisht, por ndjenja që kam është e trishtuar për Militaon, sepse ai duhet ta përjetojë përsëri një situatë të tillë”, tha Vinicius, pas fitores së thellë (4-0) kundër Osasunas.

 

 

 

EMISIONET