Valentino Rossi e mbyll me garat pas 26 sezonesh

Valentino Rossi e mbyll me garat pas 26 sezonesh

Një lajm i trishtë për të apasionuarit e garave në Moto GP. Valentino Rossi njoftoi se do të tërhiqet në fund të sezonit aktual duke mbyllur kështu karrierën e gjatë mbi pista pas 26 sezonesh dhe plot fitore e gjithashtu zhgënjime. Në një konferencë për shtyp, piloti italian, aktualisht i Yamaha Pramac foli për shumë gjëra, që nga vendimi dhe te e ardhmja.

"Përshëndetje , është pak e sikletshme këtu … kam vendosur të ndalem në fund të sezonit.  I dhashë vetes kohë dhe vendosa të ndalem në fund të vitit. Më vjen shumë keq. Doja të garoja edhe 20-25 vjet të tjera, por, për fat të keq nuk është e mundur”.

Në fakt piloti italian vijon të zbavisë fansat dhe tifozët e tij në pistë por në fakt nuk është më njê fitues ndaj dhe sipas tij ka ardhur koha që të bëjë mënjanë.

“Është një moment shumë i trishtuar, është e vështirë, por vitin e ardhshëm nuk do të garoj në MotoGP. E kam bërë për gati 30 vjet dhe nga viti 2022 jeta ime do të ndryshojë. Ishte gjithçka e mrekullueshme, jam argëtuar shumë, në këtë udhëtim të gjatë. Gjithçka që jetova me ekipin tim ishte e paharrueshme. Nga viti i ardhshëm nuk do të garoj, por mund të them se gjithçka ka qenë shumë, shumë bukur “.

Rossi nuk mbeti pa zbuluar edhe të ardhmen e tij që do të jetë mbi katër rrota, pasioni tjetër i tij i madh por nderkohë mos harrojmë që ai do të ketë edhe një skuadër té tij në Moto GP e tani do të jetë një drejtues.

“Më pëlqen të garoj me makina, mendoj se do ta bëj këtë nga viti i ardhshëm, por ne ende duhet ta përcaktojmë këtë vendim. Ndihem pilot dhe mendoj se do të qëndroj i tillë për gjithë jetën time. Do të mbetem nê botën e Moto GP por të shikojmë", përfundoi piloti italian në konferencën për shtyp.

EMISIONET