Do jetë në një ekip me Muçin, Ruslan Malinovsky: Familjarët e mi në Ukraninë nën raketa dhe dronë…

Nëse historia e Ruslan Malinovsky do të krahasohej me një film, më i përshtatshmi me siguri do të ishte ‘Gjiganti i hekurt’. Jo vetëm për një të majtë titani(në disa raste në kuptimin e vërtetë të fjalës) apo për aftësinë për të lënë pas shpatullave një dëmtim horror në një kohë rekord(149 ditë për t’u rikuperuar nga fraktura në këmbë), por edhe për lotin e tij të parë në momentin e largimit nga Atalanta.
Pas 6 vitesh e gjysmë në Itali mes Genoas dhe Atalantës, për ukrainasin erdhi koha që të largohej me destinacion Trabzonspor në Turqi, ku do të jetë shok skuadre me Ernest Muçin dhe Malinovsky flet për gjithçka ka përjetuar në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’
Italia është bërë shtëpia jote?
‘Pas Ukrainës, po. Kam kaluar pak kohë në Belgjikë e Francë, por 6 vjet e gjysmë të mrekullueshëm nuk fshihen. Të shohim se ku do të jetoj në fund të karrierës, por po, kjo është shtëpi; fëmijët e mi kanë lindur në Itali dhe bashkëshortja ime ndihet mirë këtu. Fillimisht nuk do të vijë me mua në Turqi. Do të flasim pak më vonë, vajza ime shkon në shkollë dhe është mirë këtu, ka shumë miq. Por unë dua të luaj ende. Objektivi im është Evropiani i ardhshëm dhe ndoshta sërish Liga e Kampioneve; kam luajtur 20 ndeshje, është diçka ndryshe’.
E pyete Ekuban, ish lojtar i Trabzonsporit për ambientin atje?
‘Sigurisht më ka folur për të gjitha aspektet pozitive; një stadium i bukur dhe i nxehtë, një atmosferë ku e duan futbollin. Mua më pëlqen presioni dhe tensioni, dua t’i ndjej sërish’
Në 2013 arrite në kategorinë më të lartë të futbollit ukrainas me Sevastopol, klub që më pas u shkri për shkak të luftës së Donbass. Që në atë epokë…
‘Në fillim luaja në kategorinë e tretë me skuadrën e tretë të Shakhtarit, më pas shkova te Sevastopol; një qytet që jetonte me futbollin, por në një zonë të pushtuar nga Rusia. Ishte e nevojshme të largohesha që aty, prindërit, vëllai e në përgjithësi familja ime dhe shumë miq kanë mbetur në Ukrainë edhe sot e kësaj dite. Situata është e njëjtë; dronë, raketa balistike, sirena që biën kur kalon diçka në qiell… A mund të kalojmë në një temë më të butë?’
Sigurisht; është e vërtetë që përpara Genoas ishe pranë kalimit te Sampdoria?
‘Po, kisha folur me disa persona. Më bënë një propozim kur luaja te Genk, por më pas erdhi Atalanta dhe jam krenar që kam përjetuar atë periudhë. Të luaja me atë skuadër ishte e mrekullueshme; futbollistë të fortë si Ilicic, Papu Gomez, Zapata, Muriel dhe një trajner i madh. Ndoshta nuk ishte Atalanta më e fortë, sepse më pas fitoi Europa League, por në atë moment ndjesia e përgjithshmë ishte se mund të fitonim edhe titullin. Ishte ky mentalitet’
Iu afrove gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve; humbje në çerekfinale ndaj PSG nga 1-0 në 1-2 në minutat 90 e 93…
‘Me Remo Freules që u dëmtua dhe nuk mundi të vazhdojë ndeshjen, ndërkohë që i kishim kryer të gjitha zëvendësimet…Episode që bëjnë diferencën. PSG në atë kohë nuk ishte skuadra që është sot, por në gjysmëfinale do të luanim me Leipzig. Mendimin për të luajtur finalen e kishim, do të kishim shkruar historinë. Besoja shumë’.
‘Pas lamtumirës nga Atalanta u fol për ndonjë mosmarrëveshje mes teje dhe Gasperinit; realitet apo fantazi?
‘Një situatë shumë normale në futboll; kishin ardhur futbollistë të rinj, unë luaja më pak dhe erdhi rasti që të shkoja në Marseille. Ajo që u shkrua për raportet mes meje dhe Gasperinit është false, nuk ndodhi asgjë. Gjithnjë kemi folur, kemi pasur një raport perfekt deri në ditën e fundit’
Po De Rossi çfarë trajneri është?
‘Pas dëmtimit në Venezia dhe përgatitjes nuk kisha luajtur shumë, humba një vit mes rikuperimit dhe heqjes së pllakës. Kisha nevojë për minutazh për të rifituar ritmin dhe trajneri më dha menjëherë besim dhe më shumë liri në zonën ofensive. E falënderoi sepse jam rritur në shumë gjëra falë tij. Me DDR në stol, Genoa mund të shkojë larg’
Meqë ra fjala te dëmtimi në Venezia; në imazhe, kavilja duket e copëtuar, këmba e djathtë shkon në një drejtim krejt jonatyral. Çfarë ndjeve në ato momente’
‘Panik. Asnjë dhimbje, vetëm panik. Kam dëgjuar zhurmën e një biskote që thyhet; crac. Por e pashe dhe aty kuptova se do të qëndroja jashtë fushe për pak kohë. Nuk mund të kontrolloja më emocionet’.
Por pas 149 ditësh u riktheve dhe për një dëmtim të tillë do të ishin të nevojshëm 6 muaj kohë riaftësimi. Si u rikuperove kaq shpejt?
‘Duhet të falënderoj dy mjekë; Federico Santolini, një tifoz i Genoas që është gjithnjë në stadium. Dhe djali i tij Emmanuele që ndoqën rikuperimin tim në shtëpi hap pas hapi duke më transmetuar pozitivitet. Më thanë se për ta do të isha i kthyer vërtet vetëm në momentin nëse do të shënoja nën sektorin e Veriut; e mbajta premtimin’

