VIDEO/ Djali i heroit Afrim Bunjaku duke thirrur emrin e babait me Tifozat "Kuq e Zi"

VIDEO/ Djali i heroit Afrim Bunjaku duke thirrur emrin e babait me Tifozat

Ndeshja e fundit në grup e Shqipërisë kundër Ishujve Faroe u mbyll 0-0 në prani të stadiumit të mbushur plot e përplot me sportdashës të cilët kishin ardhur për të parë Kombëtaren.

Në të vertetë skuadra shqiptare mori barazim dhe mbeti në krye të grupit, por ndeshja ishte shumë e dobët dhe zhgënjyese për  sportadëshit.

Por edhe pse spektakli në fushë mungoi, një gjë e tillë nuk ndodhi në shkallët e stadiumit, ku shqiptarët ishin bashkuar nga të gjitha trevat për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Dhe sigurisht momentet e bukura ishin të shumta, por një prej tyre, duket se drithëroi më shumë dhe ai kishte të bënte me praninë në tribunë të djalit të Afrim Bunjakut, oficerit të Policisë se Kosovës që mbeti i vrarë gjatë sulmuesve terroriste serbe në Banjskë, më 24 shtator.

Fatlum Bunjaku udhëhoqi në disa momente tifozët kuqezi, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Për më shumë ndiqni pamjet e mëposhtme:

VIDEO/ Djali i heroit Afrim Bunjaku duke thirrur emrin e babait me Tifozat

EMISIONET