Dita kur goli i Javier Zanetti-t shpëtoi nga vdekja një financier polak

Dita kur goli i Javier Zanetti-t shpëtoi nga vdekja një financier

Javier Zanetti nuk ka shënuar shumë gola në karrierën e tij pasi në rolin e mbrojtësit është shumë e vështirë që të arrish në zonën e rreptësisë por edhe në ato raste që e ka bërë një gjë të tillë, ka arritur të shpëtojë jetë njerëzish. Ky është rasti i një goli të realizuar me fanellën e Argjentinës.

28 qershor 1998, Saunt Ettiene në Francë, stadiumi ku do të luhej çerekfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës. Pas pjesës së parë në avantazhin e anglezëve, goli i Zanettit barazoi sfidën dhe e bëri ndeshjen më interesante.

Ndeshje që po ndiqej nga miliona njerëz në mbarë botë ashtu si financieri polak, Marek Kopacz, i cili vendosi ta ndiqte ndeshjen deri në fund pikërisht për shkak të këtij goli edhe pse kishte planifikuar të dilte disa minuta më parë.

Ai i anuloi planet për të marrë makinën dhe për t’u larguar nga shtëpia duke ndjekur ndeshjen deri në fund. Vendimi më i mirë që mund të ketë marrë në jetën e tij pasi gjatë kohës që ai duhej të ishte në makinë, ajo shpërtheu në mënyrë të pakuptimtë.

Edhe pse jo në mënyrë jo të drejtëpëdrejtë ky është rasti tipik kur një hero bëhet i tillë për njerëzit edhe kur ai nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me njerëzit.

 

EMISIONET