Dikur braktisi Shqipërinë, sot po e braktisin të gjithë...

Dikur braktisi Shqipërinë, sot po e braktisin të gjithë...

Adnan Januzaj, sulmuesi që dikur ndezi ambjentin shqiptar, sot është i braktisur dhe pa një skuadër e kombëtare. Ish-talenti që vite më parë shpërtheu te Man. United, vendosi të përfaqësonte Belgjikën dhe jo Shqipërinë pas një telenovele të vërtetë që zgjati disa muaj. 

Më shumë se vendimi i tij, ishte i ati i futbollistit me origjinë shqiptare që zgjodhi Belgjikën duke marrë pjesë në Kupën e Botës 2014 por vetëm kaq. Më pas erdhi parabola në rënie e Januzajt. 

Pas 5 sezoneve te Real Sociedad, sot 27-vjeçari është lojtar i lirë por pavarësisht këtij fakti, asnjë klub nuk e dëshiron. Shkak janë kërkesat e tij të ekzagjeruara financiare që kanë tërhequr plotësisht nga pista klube me emër në La Liga dhe jo vetëm. 

Dalëngadalë të gjithë janë distancuar nga stafi dhe vetë lojtari, të habitur nga vetëvlerësimi i tepruar që në këtë rast nuk qëndron pasi Januzaj sot është një lojtar në rënie të lirë. Ditët e fundit për të ka shfaqur interes Genoa në Serie B por edhe klubi ligur ka kërkuar kohë.

Histori e trishtë për një lojtar që bazuar në moshën aktuale, duhej të shijonte kulmin e karrierës dhe sot është në pritje pasi West Ham, Everton, Napoli, Osasuna apo edhe Real Sociadad hoqën dorë prej tekave të tij.

 Në 5 sezone me 166 ndeshje me Sociedad, Januzaj regjistroi vetëm 23 gola.

EMISIONET