Deshamps ‘zgjedh’ legjendën e Francës si pasues të tij
Në intervistën e tij të parë që nga momenti kur njoftoi largimin si trajner i Francës në vitin 2026, Didier Deschamps ka mbështetur Zinedine Zidane si një kandidat te mundshëm për ta zëvendësuar atë si trajner i "Les Bleus" kur të vijë koha për të dhënë dorëheqjen.
Deschamps njoftoi synimin e tij për t'u larguar nga posti i trajnerit të kombëtares në janar.
Megjithëse ai nuk do të largohet deri në vitin 2026, spekulimet tashmë kanë filluar në lidhje me atë se kush do ta zëvendësojë trajnerin fitues të Kupës së Botës në stolin e ‘Stade de France’.
Zidane është cilësuar si favoriti kryesor për të zëvendësuar ish-trajnerin e Marseille. Ish-trajneri i Real Madridit ka qenë shumë selektiv në zgjedhjen e punës së tij të ardhshme pas largimit nga "Los Blancos" dhe mendohet se mundësia për të drejtuar kombëtaren e tij është një perspektivë tërheqëse për francezin.
Megjithatë, trajneri aktual i "Les Bleus" pranoi se nuk e di nëse Zidane do të dëshirojë të marrë drejtimin në vitin 2026.
Duke folur për L’Équipe, trajneri i Francës tha: "Po, sigurisht, mes nesh ka shumë respekt.
Herën e fundit u takuam në verën e vitit 2023 dhe pritet të shihemi sërish verën e ardhshme, për të njëjtat arsye.
Zizou është një kandidat shumë i mirë, natyral dhe do të shtoja i pritshëm.
Më pas, nuk e di nëse ai do të dëshirojë të bëhet trajner."