Derbi Partizani-Tirana/ Idi Batha bën prognozën, tregon aventurën në Rumani

Futbollisti Idi Batha ka folur rreth eksperiencës dhe aventurës që po kalon në Rumani ku ka pasur performanca pozitive.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Drilon Xhepollari, futbollisti Batha u shpreh se është një mënyrë tjetër loje.

Idi Batha: Është tjetër nivel futbolli , tjetër mënyrë të luajturi. Kemi ndryshuar trajnerin por duke u përpjekur ecim përpara.

Sa i përket golave të shënuar nuk ka ka pasur të njëjtat rezultate.

Idi Batha: Shifrat tregojnë se dhe ndoshta  e kam humbur nuhatjen për golat por tjetër mënyrë e të luajturit. Kam pasur mundësi për të shënuar por nuk i kam shfrytëzuar, ndoshta gabimi im.

Por sa i mungojnë bathës golat në derbi?

Idi Batha: Më mungojnë në çdo lloj ndeshje jo vetëm në derbi. Patjetër në derbi të shijojnë më shumë. Siç më mungon kampionati shqiptar, më mungon Shqipëria.

Ai bën dhe një krahasim mes futbollit shqiptar dhe atij rumun.

Idi Batha: Futbolli rumun është më i lartë, më i shpejt, më kualitativ dhe më i vështirë për tu luajtur se ai shqiptar, sidomos se kampionati shqiptar vitet e fundit. Çdo vit largohen lojtar. Shpresoj që kjo të ndryshojë.

Sa i përket një këshille që futbollisti Idi Batha mund të japë  për ata që luajnë në derbi ai thotë “thjesht duhet të shijosh momentin, të jesh i lirshëm, të mos ndikohesh nga faktorët e jashtëm apo nga presioni në media”.

EMISIONET