Depay gjithmonë e më shumë bardhezi. Në Torino për shifrën modeste në dy sezone

Depay gjithmonë e më shumë bardhezi. Në Torino për

6 milionë euro për dy sezone. Ky ështe premtimi që i ka bërë Juventusi sulmuesit holandez të Barcelonës, Memphis Depay. I dalë jashtë projektit të Xavit, Barcelona kërkon ta largojë pa i paguar asnje qindarkë por bomberi tulipan duket se nuk e pranon këtë propozim pa arkëtuar me parë diçka nga prishja e kontratës. 

Gjithsesi, sulmuesi dhe bardhezinjtë parimisht kanë rënë dakort që të nënshkruajnë menjëherë nëse Depay largohet nga katalanasit dhe kartoni i tij nuk do të kushtojë asnjë qindarkë. 

Depay është një objektiv i vjetër i bardhezinjve dhe duket se ky është momenti ideal për ta transferuar në Torino pas dështimit të pistës "Morata". 

EMISIONET