Dëmtohet ‘ylli’ i Napolit, ja ndeshjet që do të humbasë
Lajm i keq për Napolin, që humb Kvaratskhelia-n.
Gjatë ndeshjes së të dielës kundër Lazios, pas një përplasjeje në lojë, futbollisti gjeorgjian pësoi një traumë distorsive në gjurin e djathtë.
Sipas ekzaminimeve mjekësore të kryera në spitalin "Pineta Grande", u konstatua një dëmtim i lehtë i ligamentit kolateral medial, njofton klubi napolitan përmes një komunikate.
"Kvaratskhelia tashmë ka filluar procesin e rehabilitimit."
Ai do të mungojë me siguri në ndeshjen e së shtunës, më 14 dhjetor, kundër Udinese-s dhe në përballjen e 21 dhjetorit kundër Genoa-s në Marassi.
Siç raporton “CalcioNapoli24”, rikthimi i tij mund të ndodhë ose në ndeshjen kundër Venezias në stadiumin “Maradona”, në fund të vitit, ose më takimin e parë të vitit të ri.