Dëmtim i rëndë i Bytyçit, mbrojtësi i Partizanit thuajse mbyll sezonin

Dëmtim i rëndë i Bytyçit, mbrojtësi i Partizanit

Altin Bytyçi do të duhet të ndalet mbi gjashtë muaj dhe praktikisht mbyll sezonin. Ky është lajmi i keq, që ai ka marrë nga rezonanca e kryer.

Mbrojtësi nga Suhareka u dëmtua në ndeshjen ndaj Egnatias, teksa pas ekzaminimeve ka rezultuar se ka këputur ligamentin (ACL), një dëmtim tejet i rëndë, që do të duhet të korrigjohet fillimisht me një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale e më pas me një terapi të gjatë rikuperimi.

Në ditët në vijim pritet të vendoset një datë për operimin e Bytyçit. Dardani bëhet operimi i dytë brenda pak ditëve në kampin e kuq, ku në javët e fundit fati nuk ka qenë aspak “bujar” me dëmtimet. Preka u operua gjithashtu para pak ditësh në klavikulë. Hoxha, Sota, Atanaskoski, Koçijan, Da Silva dhe Grezda janë gjithashtu të padisponueshëm për Dinamon sot.

EMISIONET