Deklarata e fortë e ish-sulmuesit të Zvicrës: Xhaka do të transferohet te Real Madrid

Deklarata e fortë e ish-sulmuesit të Zvicrës: Xhaka do të

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Marco Streller, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Granit Xhaka do të transferohet te Real Madrid.

Ish-sulmuesi e lidh këtë pretendim me faktin që Xabi Alonso do jetë trajneri i ri i Real-it dhe tekniku spanjoll i njeh mjaft mirë cilësitë e mesfushorit shqiptar dhe do të kërkojë ta marrë me vete.

“Alonso e di mirë se Xhaka ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit vitin e kaluar dhe në formën e mirë që po tregojnë “Aspirinat” po ashtu këtë sezon. Graniti mund të jetë zëvendësuesi ideal për Luka Modric”, u shpreh Streller.

Granit Xhaka në dy sezonet e fundit ka qenë në super formë, jo më kot u nominua dhë në 30 lojtarët më të mirë në garën për “Topin e Artë”.

EMISIONET