De Ligt nuk e harron Juventusin: Interi i fortë, por bëj tifo për bardhezinjtë

De Ligt nuk e harron Juventusin: Interi i fortë, por bëj tifo për

Mbrojtësi i Bayern Munich, De Ligt dha një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta Dello Sport”.

Gjermanët do të përballen me Lazion në “Olimpico” të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tat e Ligës së Kampionëve. De Ligt nuk e mohoi se i pret një përballje e vështirë ndaj bardhekaltërve:

“Duhet të jemi të përqendruar në të gjitha aspektet e lojës. Ne e dimë që Lazio do të japë 200%-in e tyre dhe duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar.

Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që luan mirë. E njoh shumë mirë trajnerin Sarri, kam punuar me të te Juventusi.

Ai gjithmonë dëshiron për të luajtur me skema taktike dhe intensitet. Mauricio është një trajner që punon shumë, madje edhe personalisht, në fushë. Ai kërkon gjithmonë maksimumin në çdo stërvitje,.”

De Ligt më pas foli edhe për duelin e Scudetto-s në Itali, ku gara për titull, të paktën për momentin, duket se është ajo mes Interit dhe Juventusit:

“Interi është i fortë, ka një skuadër më të konsoliduar se vitin e kaluar kur arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por shpresoj që Juventusi të shpallet kampion i Italisë”-mbylli deklaratën e tij lojtari holandez.

EMISIONET