Dani Alves u arrestua për ngacmim seksual, bashkëshortja nuk po kalon një moment të mirë

Dani Alves u arrestua për ngacmim seksual, bashkëshortja nuk po kalon

Moment shumë i vështirë për bashkëshorten e Dani Alves, Joana Sanz. Përveç faktit të arrestimit të bashkëshortit për ngacmim seksual, ajo është përballur edhe me humbjen e së ëmës duke e rënduar psikologjikisht.

Modelja spanjolle, bashkëshorti i së cilës akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 23-vjeçare në një pub të Barcelonës, kërkon më shumë privatësi. Në një reagim publik në rrjetet sociale ajo shkruan:

“U kërkoj fotografëve të qëndrojnë larg shtëpisë time në këto momente. Mamaja ime vdiq një javë më parë dhe unë kam humbur dy njerëzit e jetës time. Duhet të keni pak humanizëm në vend që të kërkoni lajme duke gërmuar te fatëkeqësia e të tjerëve”.

39-vjeçari brazilian u arrestua dy ditë më parë pasi dëshmoi në një rajon policie në Barcelonë dhe sipas mediave, pozita e tij është rënduar sepse në dëshmitë përpara prokurorëve, ai ka dhënë tre versione të ndryshme duke u shfaqur i paqartë.

 

EMISIONET