Daliç nuk heq dorë nga veteranët, Kroacia publikon listën e lojtarëve për në Euro 2024

Daliç nuk heq dorë nga veteranët, Kroacia publikon listën

Kroacia ka bërë publike sot listën e futbollistëve të cilët do të jenë të grumbulluar nën urdhrat e Zlatko Daliç për pjesëmarrjen në Euro 2024, ku kundërshtare në grup kanë edhe Shqipërinë.

Trajneri u ka besuar përsëri emrave të zakonshëm, duke i bërë vend në ekip thuajse të gjithë veteranëve, ndonëse nuk kanë qenë në formë, vijnë nga dëmtimet apo nuk luajnë rregullisht.

Kështu, në radhët e ekipit ka emra si Vida, Brozoviç, Modriç, Pjaca apo Perishiç, me këtë të fundit që ka filluar të luajë vetëm së fundmi me Hajduk Split pasi ka qenë prej muajsh jashtë për shkak dëmtimi.

PORTIERË: Dominik Livakoviç (Fenerbahçe), Ivica Ivushiç (Pafos), Nediljko Labroviç (Rijeka).

MBROJTËS: Domagoj Vida (AEK), Josip Juranoviç (Union Berlin), Joshko Gvardiol (Mançester Siti), Borna Sosa (Ajaks), Josip Stanishiç (Bajer Leverkusen), Josip Shutalo (Ajaks), Martin Erliç (Sasuolo), Marin Pongraçiç (Leçe).

MESFUSHORË: Luka Modriç (Real Madrid), Mateo Kovaçiç (Mançester Siti), Marcelo Brozoviç (Al-Nasr), Mario Pashaliç (Atalanta), Nikola Vlashiç (Torino), Lovro Majer (Volfsburg), Luka Ivanushec (Fejenord), Luka Suçiç (RB Salcburg), Martin Baturina (Dinamo Zagreb).

SULMUES: Ivan Perishiç (Hajduk Split), Andrej Kramariç (Hofenhajm), Bruno Petkoviç (Dinamo Zagreb), Marko Pjaca (Rijeka), Ante Budimir (Osasuna), Marco Pashaliç (Rijeka).

REZERVA: Borna Barishiç (Gllasgou Rejnxhërs), Duje Çaleta-Car (Lion), Kristijan Jakiç (Augsburg), Dominik Kotarski (PAOK), Toni Fruk (Rijeka), Marin Ljubiçiç (LASK), Igor Matanoviç (Karlsruhe), Niko Kristian Sigur (Hajduk), Petar Suçiç (Dinamo Zagreb).

Daliç nuk heq dorë nga veteranët, Kroacia publikon listën

 

 

 

 

 

 

EMISIONET