Daja: Jemi në krizë rezultatesh. Edhe pa mua, Partizani ka të ardhmen të sigurtë

Daja: Jemi në krizë rezultatesh. Edhe pa mua, Partizani ka të

Trajneri Ilir Daja foli në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Teutën. Kjo sfidë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” hap edhe fazen e dytë të Superiores për të cilën Daja bëri një analizë të deritanishme duke konfirmuar se është besimplotë që loja e mirë do të nxjerrë “të kuqtë” nga telashet.

“Kemi krizë rezultatesh pasi Partizani nuk është mësuar me këto rezultate. Në fushë kemi bërë mirë pasi nuk jemi dominuar nga asnjë kundërshtar dhe kjo na mban me optimizëm. Duke analizuar fazën e parë, duke përjashttuar dy ekipet e kreut, ekipet kanë qenë në të njëjtën situate si ne dhe vendi i 3-të në klasifikim nuk është më larg se 4-5 pikë. Ajo që na jep garanci është loja dhe se kundërshtarët nuk kanë bërë një lojë më të mirë se ne. Opsioni i vetëm i Partizanit është fitorja. Jemi mbledhur dhe kemi dhënë të gjithë bashkë ta kalojmë këtë krizë. Teuta është një skuadër cinike dhe nëse i lë hapësira të godet. Duhet të jemi të gjithë bashkë nesër për të mos i lënë hapësira Teutës. Kemi ndryshuar module por ndryshimi i skemave nuk ka të bëjë me ndryshimin e madh të manovrës, por me lojtarët që kemi në dispozicion”.

 

Më pas trajneri u pyet edhe për pakënaqësitë e tifozëve duke pranuar kritikat teksa tha edhe se Partizani do ta ketë të ardhmen e sigurtë edhe nëse ai nuk do të jetë më në stolin e të kuqve.

 

“Tifozët janë të dëshpëruar për rezultatet ashtu siç jemi dhe ne. Unë dhe skuadra jemi të vetëdijshëm që tifozët kanë të drejtë për rezultatet. Nuk jam dakort që ata duan vetëm rezultatet dhe jo lojën e mirë. Futbolli luhet për tifozët dhe duhet t’i bësh që të jenë sa më afër. Ne duhet të flasim në fushën e lojës që ata të jenë në stadium. Ne luajmë për tifozët, jemi me ata dhe vuajmë njësoj si ata këto rezultate jo të mira. Kemi të njëjtin kontigjent lojtarësh si ndaj Laçit, ndërsa pjesa tjetër që ishte jashtë me Laçin do të mungojnë sërish pasi nuk janë ende gati. I druhem Teutës pasi ka lojtarë që në momente të caktuara bëjnë mirë. Kjo nuk do të thotë që kemi frikë, por I respektojmë e kjo do të thotë që ne do të jemi të pozicionuar drejtë në fushën e lojës. Unë mendoj se presionin e gabimeve e ndjejnë më shumë lojtarët e rinj, por ajo që më kënaq më shumë është se Partizani me Dajën apo Dajën ka një të ardhme të sigurtë”, u shpreh në konferencën për shtyp trajneri i të kuqve./Ora News/.

EMISIONET