Da Silva largohet nga Vllaznia dhe i “shkel syrin” Partizanit

Da Silva largohet nga Vllaznia dhe i “shkel syrin” Partizanit

Ndahen rrugët mes sulmuesit Victor Da Silva dhe Vllaznisë. Bomberi Brazilian që ka mbajtur peshën më të madhe të sulmit të shkodranëve në dy sezonet e fundit, e ka mbyllur kapitullin me klubin verior dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Fundin e bashkëpunimit e njofton Vllaznia në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, duke konfirmuar zërat e ditëve të fundit për një divorc të mundshëm.

27-vjeçari që po përflitet për një transferim të mundshëm te Partizani, numëron 50 ndeshje dhe 11 gola më Kategorinë Superiore. Ai transferua te Vllaznia nga Virtus Verona dy vite më parë.

EMISIONET