NBA/ Curry shkëlqen në fitoren e Warriors, triumfojnë edhe Clippers

NBA/ Curry shkëlqen në fitoren e Warriors, triumfojnë edhe

Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Perëndim, u mund sot 116-101 në fushën e Minnesota.

Naz Reid me 27 pikë e 14 rebound ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga Anthony Edwards me 23 pikë.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry mundi 105-98 Houston.

Skuadra e Clippers korr fitoren e dytë radhazi në 24 orë, duke mundur sot 120-116 Utah Jazz, takim ku u dallua James Harden me 32 pikë.

Në një ndeshje spektakolare, ekipi i New Orleans mposhti 140-133 Sacramento. CJ McCollum realizoi 43 pikë për vendasit.

Fiton edhe skuadra e Dallas, që mundi 118-113 Miami, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.

Rezultatet:

New Orleans – Sacramento, 140-133

Houston – Golden State, 98-105

Minnesota – Oklahoma, 116-101

Dallas – Miami, 118-113

Utah Jazz – Clippers, 116-120

EMISIONET