Cristiano Ronaldo te Bayern Munich, “ëndrra e një nate vere”.

Cristiano Ronaldo te Bayern Munich, “ëndrra e një nate

Bayern Munich nuk synon të ndalet te Sadio Mane. Nuk është senegalezi zëvendësuesi i mundshëm i Lewandowskit por një Top i Artë, 5 herë madje.

Cristiano Ronaldo është në radarin e kampionëve të Gjermanisë, kjo është bomba e merkatos verore. Luzitani mendon se i ka ardhur fundi aventurës te Manchester United dhe Bayerni i Mynihut është destinacioni i duhur për të vazhduar karrierën.

Lajmin e bën të ditur gazeta “AS”, por thashethemet qarkullojnë prej disa javësh. Ronaldo duket se ia ka bërë të qartë klubit anglez vendimin për t’u larguar edhe pas projektit të United për të mos lëvizur bujshëm në një merkato të çmendur në Premier ku rivalët kanë forcuar ndjeshëm dhe këtu ka parasysh transferimet e Nunez e Halaand, respektivisht te Liverpool dhe Manchester City.

“Mia San Mia” është një markë që e josh luzitanin i cili kërkon një eksperiencë tërësisht të re në një kampionat që nuk e ka prekur asnjëherë. Bayerni i Mynihut do t’i lejonte Ronaldos të luante një kampionat si protagonist absolut dhe një Champions League tjetër pasi në Manchester nuk e ka këtë mundësi.

Në sulm, Bayerni do të bëhej një skuadër e frikshme me katërshen shtesë Müller, Sané, Coman, Gnabry që me CR7 mund të vendosin në vështirësi çdo gjigand të kontinentit.

EMISIONET