CR7 thellon krizën me Man. United dhe përçan grupin e kuq me sjelljen e tij

CR7 thellon krizën me Man. United dhe përçan grupin e kuq me

Paqja mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United duket se ka zgjatur vetëm gjysmë dite. Epilogu në miqësoren me Rayo Vallecanon ka krijuar një frakturë të re mes palëve dhe tashmë portugezi ka shtuar ritmin e kërkesave për largim nga “Old Trafford”.

Stafi i skuadrës së kuqe nuk i ka pëlqyer aspak sjelljet e numrit 7 që mungoi gjatë gjithë fazës përgatitore por zgjodhi të ishte në fushë për sfidën me spanjollët.

Ronaldo ishte në dijeni të informacioneve që Ten Hag do ta aktivizonte nga stoli por trajneri e hodhi në fushë që nga minuta e parë dhe e zëvendësoi në pushim. CR7 sigurisht që nuk e pranoi vendimin e teknikut i cili më pas la stadiumin pa pritur fundin e ndeshjes.

Mungesë e theksuar respekti në drejtim të klubit dhe shokëve të skuadrës e tifozëve. “The Sun” vë në dukje përplasjen mes trajnerit në fushëne  lojës duke ilustruar edhe me foto momentin kur Ronaldo tregon se nuk është dakort me atë që thotë Ten Hag.

Për momentin, sulmuesi ka krijuar një situatë shumë delikate në dhomën e zhveshjes ku ka lënë të pakënqaur shumë persona ndërsa klubi nuk ndryshon nga qëndrimi për të most a lënë të lirë.

EMISIONET