CR7 kthehet në Evropë, Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën në Arabinë Saudite

CR7 kthehet në Evropë, Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe golashënuesi rekord i të gjitha kohërave i Real Madridit, Kristiano Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën në Arabinë Saudite.

Vetëm pak ditë pasi ekipi i tij Al Nassr u eliminua nga superkupa, trajneri Rudi Garsia shprehet se CR7 mund të kthehet sërish për të luajtur në Evropë.

“Cristiano Ronaldo nuk do të tërhiqet me Al-Nassr. Ai do të kthehet në Evropë në fund të karrierës së tij për t'u pensionuar”.

Ende nuk është e qartë se cili është shkaku i një deklarate të tillë që vjen vetëm 3 ditë pas ndeshjes ku Ronaldo nuk arriti të çojë përpara skuadrën e tij duke shënuar humbjen në rezultatin 3 me 1.

Madje ne daljet e para trajneri ka kundërshtuar pretendimet se shkak për eliminimin ishte Ronaldo

Portugezi deri më tani në karrierën në Evropë shënoi 701 gola në 949 paraqitje në klube mes titujve në Angli, Spanjë dhe Itali.

 

EMISIONET