Corriere Dello Sport: 20 mijë italianë në rrugët e Tiranës pa biletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 09:50
20 mijë tifozë italianë do të jenë pa biletë sot në rrugët e Tiranës, në tentativë për të gjetur një të tillë në momentet e fundit përpara nisjes së takimit.
Këtë e bën të ditur gazeta romane “Corriere Dello Sport”, sipas së cilës, që prej ditës së martë, në Tiranë ka zbarkuar një det verdhekuq.
Sipas gazetës në fjalë, Tirana i ka dhuruar një pritje mbresëlënëse trajnerit dhe skuadrës ndërsa shqiptarët do të mbëshrtesin masivisht ekipin e Mourinhos.