Conte i papërmbajtshëm, Tottenham e nis me fitore të thellë (Video)

Conte i papërmbajtshëm, Tottenham e nis me fitore të thellë

Tottenham e nisn me një superfitore ndaj Southampton sezonin 2022-2023 të Premier League.

Skuadra e Antonio Contes dominon dhe bind në ndeshjen  e parë të zhvilluar në shtëpi ku fillimisht e pa veten në disavantazh me golin e Ward-Prowse por Sessegnon dhe Dier rikthyen qetësinë në stolin e drejtuar nga trajneri italian.

Pjesa e dytë rezultoi thjesht një monolog me Kulusevskin që dhuroi një asist dhe shënoi një gol duke e hipotekuar suksesin e merituar në “Gjelave” në javën e parë të Premier League ku fitore arriti të sigutronte edhe Newcastle që kaloi 2-0 Notingham Forest, Bournemouth kaloi Aston Villa 2-0 dhe Wolves ra në fushën e Leeds 2-1.

EMISIONET