Conor McGregor do të fitojë 1 milion dollarë nëse në finalen e Euro 2024 triumfon ky ekip
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2024, 19:15
Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, vuri një bast të madh që kombëtarja spanjolle të mposht Anglinë në finalen e Euro 2024.
Nëse spanjollët e ngrenë trofeun, luftëtari irlandez do të fitojë një milion dollarë.
“Le të shkojmë, Spanjë! Para për të fituar në ditëlindjen time! Dhuratë e shkëlqyer!” – ka shkruar McGregor në rrjetin social X.
Finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë do të zhvillohet sonte në Berlin të Gjermanisë në orën 21:00.