Conference League, Roma dhuron spektakël, fiton 5-1 ndaj CSKA Sofies (video)

Conference League, Roma dhuron spektakël, fiton 5-1 ndaj CSKA Sofies

Roma e Jose Mourinhos vijon të bëjë mirë dhe të fitojë. Pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, verdhekuqtë e nisin me këmbën e mbarë edhe aventurën në Cofenferencë League, shkruan Ora News.

Në “Olimpico”, verdhekuqtë dhanë spektakël edhe pse jo me të gjithë titullarët duke mundur bullgarët e CSKA Sofies me rezultatin e thellë 5-1. Lorenzo Pellegrini padyshim që ishte heroi I mbrëmjes me 2 gola, teksa shënuan edhe El Shaarawy me Mancinin dhe Abraham.

Për t’u shënuar ishte edhe debutimi i Marash Kumbullës në këtë kompeticion teksa mbrojtësi shqiptar u fut në lojë në 77’.

Ndërkohë në sfidat e tjera, norvegjezët e Bodo dominuan 3-1 Zoryan, AZ Alkmaar u ndal në barazim 2-2 në fushën e Randers dhe Jablonec mposhti 1-0 Cluj.

EMISIONET