Colella nuk mendon se misioni është kompletuar: Kujdes Teutën!
Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella flet në rag të sfidës së fundit të sezonit kundër Teutës ku skuadra e tij mund të kurorëzohet kampione e vendit pasi me në fund ka arritur ta parakalojë Tiranën në klasifikim.
"Mendoj se nuk ka frikë në aspektin sportiv. Frikë kemi gjërat e tjera në jetë. Thjesht ajo që dua të shtoj është se na mungon një ndeshje e fundit për objektivin final.
Është gara e fundit, nuk kam çfarë them. Punon dhe ushtron këtë profesion për të arritur këtu. Askush nuk bën punë për të rënë nga Kategoria. Është mëse normale të luash një ndeshje finale ku mund të shpallesh kampion që ke satisfaksion.
Që të fitosh është një luks i madh dhe nuk e kam pasur në jetën time. Të fitosh është e vështirë dhe kur arrin diçka të tillë, nuk ka rëndësi diferenca. Sot luajmë titullin. Mendoj se pas ndeshjes ndaj Laçit nëse ju pyesja sa shanse kemi të fitojmë, do thoshit 0 shanse. Kemi arritur shumë.
Sido që të shkojnë gjërat, ka një skuadër shumë të mirë. Në çdo kompeticion që do të luajmë kemi skuadër gati për ta përballuar. Për më tepër nuk mund të diskutojmë se kush ikën e kush vjen. Sigurisht me kohën do të bëjmë disa ndërhyrje por jo nesër por në vazhdim. Janë gjëra të programuara. Të martën kam avionin për të udhëtuar.
Është ajo që thashë më parë. Do ta mbajmë grupin por nëse ka ndonjë ofertë nuk është në dorën time por në dorën e klubit por ideja është që të formojmë grup dhe me këtë grup të ecim para.
Teuta është skuadër që do të luajë në Europë dhe është e vështirë por të gjitha janë të vështira. Më kujtohet dikur Roma kur humbi titullin ndaj Leçes që kishte rënë nga kategoria. E humbi në ndeshjen e fundit. Kështu është futbolli. Këmbëngul të mos festojmë deri sa të mbyllet gjithçka. Pas ditës së nesërme, do të jemi të qetë dhe projektet janë gati. Shpresoj të jem pjesë e projektit. Raportet janë të mira dhe kur them që kemi bërë program është raport përtej kontratës. Është ajo që kam thënë që bëhet fjalë për një marrëveshje xhentëlmenësh e jo kontratë pune".