Cikalleshi, faleminderit Zotëri!
Kur pashë listën e kombëtares shqiptare për Europianin “Gjermani 2024”, u befasova me mungesën e sulmuesit Sokol Cikalleshi.
Në fakt, jo vetëm unë, por shumë e shumë njerëz, nisën ethshëm diskutimet dhe debatet për ish-sulmuesin kryesor të Sylvinhos, dhe jo vetëm.
Duke folur për Sokolin dhe lënien e tij jashtë, befas vjen një deklaratë e vetë futbollistit si një zjarrfikës i vërtetë për t’i hedhur shpejt ujë flakëve të zjarrit...
Në një reagim në profilin e tij në Instagram, Cikalleshi njoftoi fundin e rrugëtimit kuqezi, ku në 59 takime kavajasi arriti të shënojë 13 gola, dhe për këtë sigurisht futet tek të mëdhenjtë e futbollit tonë.
Por jo vetëm për topin..., se mbase disa pëlqejnë një tjetër stil loje, dhe kjo është e drejta e tyre, natyrisht është subjektive...
Ajo që edhe një herë tjetër, ashtu si më parë, më la përshtypje të madhe ishte deklarata plot humanitet e Cikalleshit. Shumë qytetare dhe tepër vëllazërore, me mirësi brenda, dhe me djallin larg...
Me dy fjalë, Zotëri i vërtetë...
Të paktën mua kështu më duket, ja shihini njëherë edhe ju këto rreshta...