Chelsea, ndërhyrje për të kuq Barcelonës, Lewandowski mund të transferohet në Londër

Chelsea, ndërhyrje për të kuq Barcelonës, Lewandowski mund

Chelsea mund të bashkohet me Barcelonën në garën për të bindur Robert Lewandowskin dhe Bayernin e Mynihut për të nënshkruar me Këpucën e Artë 2021.

Sulmuesi polak me kontratë deri në vitin 2023 nuk dëshiron ta vazhdojë karrirrën në Gjermani por bavarezët kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga shitja e tij dhe Barcelona që dukej e avantazhuar nuk është gati të bëjë çmenduri për një 33-vjeçar, aq më tepër që katalanasit po kalojnë një moment të komplikuar në aspektin financiar.

Në këtë mënyrë, Chelsea ka përfituar nga situata për të hyrë në garë dhe këtë e ka bërë në mënyrë bindëse. Zërat gossip të merkatos së verës do të nxehen edhe më shumë gjatë ditëve të ardhshme por e sigurt është që Lewa do të jetë mbreti i thashethemeve në aksin Gjermani-Angli-Spanjë.

 

EMISIONET