Champions League/ Barcelona rrëzohet nga Monako, Atalanta dhe Arsenal bëjnë “paqe” në Bergamo (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme janë luajtur ndeshjet për xhiron e parë të fazës së parë të Champions League.
Monaco arriti një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës. Katalanasit mbetën me 10 lojtarë që në fillim të ndeshjes, pas daljes me karton të kuq të Eric Garcia.
Achliouche realizoi për vendasit nga Principata, ndërsa u kundërpërgjigj Yamal. Goli i Ilenikhena i dhuroi fitoren Monacos në fillimin e pjesës së dytë.
Ndeshja Atalanta-Arsenal nuk prodhoi gola edhe pse bergamaskët patën shansin e artë nga 11-metrat me Reteguin. Por futbollisti gaboi dhe portieri Raja bëri dy pritje fantastike.
Atletiko Madrid ka marrë një fitore të artë në frymën e fundit ku heroi i ndeshjes padyshim ishte Antuan Grizman i cili realizoi të dy golat. Brest triumfoi me shifrat 2-1 me Sturm Graz.