Canizares, portieri që i leu flokët të verdhë për të evituar dëmtimet e çuditshme

Canizares, portieri që i leu flokët të verdhë për

Santiago Canizares, portieri që të gjithë e mbajnë mend për flokët e tij të veçanta, ose më saktë për ngjyrën e flokëve. Gardiani i Valencias, Realit dhe Kombëtares Spanjolle, i kushtëzuar disa herë në karrierën e tij nga dëmtimet e vazhdueshme, konsiderohet si një nga portierët më të pafatë të Spanjës ndërsa ngjyra e flokëve të tij do të mbetet e paharrueshme nga kujtesa.

Gjatë një rrëfimi të kohëve të fundit, ai kujton madje se nuk ishte ideja e tij që t’i bënte në ngjyrë të verdhë.

“Isha i dëmtuar dhe kur nuk luaja isha shumë i trishtuar, Shkova te berberi në Madrid i cili më tha se do të më bënte diçka për të më ndryshuar humorin. Nuk kisha dëshirë as ta kundërshtoja. E lashë të më lyente flokët me ngjyrë të verdhë dhe më pas sa herë vendosja të ndryshoja ngjyrën, më ndodhte diçka e çuditshme. Vendosa të mos e bëja më një gjë të tillë dhe të luaja me flokët e lyer me të verdhë”.

Shembuj? I leu me ngjyrë të kuqe dhe humbi Botërorin 2002 pasi një parfum i ra në këmbë dhe e dëmtoi. Më pas i bëri të zeza dhe u paralizua në fytyrë.

 

 

EMISIONET