Cana: Është historike, Kombëtarja i ka kaluar pritshmëritë, askush nuk e mendonte se do dilnim të parët në grup

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana e cilësoi si historike kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024 si vend i parë në grup.

‘’Është e jashtëzakonshme, është një gëzim. Ishte me rëndësi të ishim këtu.

Është historike për vendin tonë. I  ka kaluar pritshmëritë. Cunat luajnë në kampionatë të mira.

Askush nuk e medonte se do merrnim vendin e parë. Jam gëzu për Beratin që është kapiten’’, tha ndër të tjera Cana.

EMISIONET