Bylis i shkakton humbjen e parë Erzenit, ballshiotët në vendin e dytë
Nuk kishte pësuar asnjë gol në 5 javë por e nxorri topin nga rrjeta 4 herë brenda 90 minutave. I bën keq pushimi i shtatorit Erzenit që rikthehet në fushë dhe regjistron një humbje të thellë në Ballsh. Skuadra e Xhevahir Kapllanit thyhet 4-1 në "Adush Muça" ku nuk kishte histori në një ndeshje të dominuar nga vendasit.
Lajthia, Kaçorri, Anthony dhe Ferreira, dy gola në çdo pjesë i mjaftuan skuadrës së drejtuar nga Arjan Bellai për të vijuar ecurinë pozitive të këtij sezoni.
Me këtë sukses, Bylis ngjitet në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Erzeni në vendin e dytë, në pritje të derbit ku Partizani kryesues do të presë të dielën Tiranën.