“Burgu është për burrat”. Edhe një i fortë si Joey Burton ka kujtime të këqija...

“Burgu është për burrat”. Edhe një i fortë

Kur flitet për të “këqinjtë” e futbollit britanik, padyshim që Joey Barton zë një vend shumë të rëndësishëm në këtë tablo. Lojtar me karakter të fortë por shumë problematik, një herë ka përfunduar edhe pas hekurave, por nëse në fushë ishte i frikshëm për shumë kolegë, burgu është një tjetër histori që Burton e rrëfen duke nxjerrë në pah një anë tjetër të karakterit të tij, atë të brishtë.

“Në burg sigurisht që kisha frikë. Ecën në korridor dhe gjatë gjithë kohës njerëzit nga qelitë thërrasin: thereni, ose: futini një grusht në b... Dua të them që është shumë ndryshe nga fusha e lojës ku tifozët kundërshtarë të thonë: je një m... Më pas kujton të gjitha skenat e filmave amerikanë dhe mendon për gjërat e këqija që mund të të ndodhin. Duhet të kuptosh dinamikat dhe hierarkitë, por të ruash edhe një profil të ulët e të mos përzihesh me bandat. Kur hyra qaja shumë por më pas gjërat ndryshuan”.

Sot trajner, por në vitin 2007 një tjetër njeri. Në atë vit ai sulmoi shokun e skuadrës Ousmane Dabo duke i shkaktuar dëme të rënda në retinë dhe për atë gjest u dënua me 4 muaj heqje lirie. Eksperiencë që ish-mesfushorin e transformoi tërësisht.  

 

EMISIONET