Bundesliga/ Musiala i jep Bayernit fitoren e katërt radhazi, mposhtet Dortmundi, ngec Leverkuseni
Bayerni Mynihut siguroi fitoren katërt radhazi në Bundesligë, pasi mposhti me rezultat minimal (1-0) St. Paulin në ndeshjen e javës së 10-të të Bundesligës.
Golin në “Millerntor-Stadion” të Hamburgut e realizoi Musiala në minutën e 22-të.
Bayerni me këtë sukses shkon në kuotën e 26 pikëve, në vendin e parë, i ndjekur nga Leipzigu me 20 pikë.
Borussia e Dortmundit vazhdon të vuajë në ndeshjet jashtë, teksa pësoi humbjen radhës përballë Mainzit me rezultatin 3-1.
Për vendësit realizuan Lee Jae-Sung (40') dhe Burkard (48’) në pjesën e parë dhe Nebel në të dytën, ndërsa penalltia e shndërruar në gol nga Guirassy i Dortmundit shërbeu vetëm për barazimin e përkohshëm 1-1.
Bochumi i hoqi fitoren në fundin e takimit Leverkusenit, që po kryesonte që nga minuta e 18-të me golin e Patrick Schick.
Në minutën e 89-të, vendësit shmangën humbjen me golin e Miyoshit, që vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.