Broja, West Ham bën përpara, Chelsea vazhdon ta bllokojë

Broja, West Ham bën përpara, Chelsea vazhdon ta bllokojë

Tranzicioni në klubin e Chelseat pas transferimit të aksioneve nga duart e Abramovich te Boehly, po pengon dukshëm edhe Armando Brojën që momentalisht po pret të mësojë të ardhmen.

Sulmuesi shqiptar kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, ka oferta të shumta madje konkrete në adresë të tij por blutë e Londrës nuk janë ende të qartë nëse duhet ta lejojnë të largohet apo t'i japin një mundësi në "Stamford Bridge".

West Ham ka bërë një ofertë që sipas "Daily Mail", mund të lëkundë pozitat e pronarëve të rinj të cilët janë të kushtëzuar edhe nga merkatoja në hyrje me Sterling në majën e listës së dëshirave. 30 milionë £ ofrojnë "Hammers" për 20-vjeçarin kuqezi që zhvilloi një sezon pozitiv me Southampton. 

Por radha e klubeve që kërkojnë ta bindin shtatlartin është e gjatë sepse edhe Leicester City beson se shkodrani mund t'i zgjidhë telashet në sulm ndërsa Napoli në Itali mbetet kandidati kryesor. 

EMISIONET