Brdariç rinovon zyrtarisht: Vllaznia është diçka speciale për mua

Brdariç rinovon zyrtarisht: Vllaznia është diçka

Në ditën kur nis grumbullimi për aventurën europiane, tifozët e Vllaznisë marrin lajmin më të mirë për rinovimin zyrtarisht të kontratës me trajnerin Thomas Brdariç.

Pas shumë ditësh ndoshta dhe javë bisedimesh mes presidentit të ardhshëm të Vllaznisë dhe trajnerit gjerman, palët arritën akordin për të vazhduar edhe sezonin e ardhshëm me Brdariç i cili arriti që pas shumë vitesh t’i jepte një trofe klubit shkodran. Vetë Brdariç pas rinovimit foli para gazetarëve ku pranoi se do të jetë si një sfidë e re dhe e vështirë për të e për skuadrën.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk jemi klubi që krahasohemi me ekipet më të mira europiane. Ne jemi rritur dhe ky është ekipi im, është një proces që duhet bërë. Ne jemi duke punuar në disa drejtime, por rëndësi ka që të mbajmë lojtarët, të kemi një të ardhme profesionale, por sigurisht që do shohim edhe tregun. Kisha disa oferta për të ndryshuar skuadër, por ju thashë më parë që Vllaznia është diçka speciale dhe këtë hap e bëmë bashkë”.

Lidhur me aventurën e Vllaznisë në Kupat e Europës, Brdariç i ka idetë e qarta teksa foli edhe për merkaton.

“Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ‘a jeni të çmendur?!’ Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti. Në kampionat kemi për qëllim të mbajmë profesionalizmin, të jemi në vendet e larta dhe le të ëndërrojmë pse jo. Nuk e di sa mungesa kemi, disa kanë dëmtime, por është gjë e mirë për lojtarët që kemi sot”, përfundoi trajneri që sapo zyrtarizoi edhe rinovimin me klubin.

EMISIONET