Brdariç i zhgënjyer: Kjo eksperiencë do të na vlejë, duhej të shënonim për të shpresuar

Brdariç i zhgënjyer: Kjo eksperiencë do të na vlejë,

Pas ndeshjes ndaj AEl, foli edhe trajneri Brdariç i cili dukej qartë që ishte i zhgenjyer teksa u tregua fair duke pranuar se ekipi qipriot me atë që dha në dy ndeshje, e meritoi kualifikimin më tej.

"Sigurisht që pas ndeshjes, jemi të zhgënjyer që humbëm pasi objektivi ynë ishte të fitonim, por ishim të pafatë gjatë ndeshjes me disa situata dhe duhet të pranojmë rezultatin e ndeshjes.

Mendoni që kundërshtari kishte një nivel më të mirë se Vllaznia?

"Në qoftë se i sheh rezultatet e këtyre takimeve e kupton që ata e merituan kualifikimin në raundin tjetër dhe, por kjo eksperiencë do të na vlejë dhe duhet të jemi krenar që shkuam në këtë raund dhe kemi ndërtuar një Vllazni të re shumë të mirë dhe duhet të mësojmë nga kjo eksperiencë".

Ku gaboi skuadra sonte apo lidhet me mungesën e eksperiencës në Europë keto vite?


"Mendoj se gjëra e parë në futboll është të shënosh nëse do që të fitosh, dhe ne nuk shënuam në këto dy ndeshje. Nga këtu filloi dhe gabimi jonë, megjithatë lojtarët luftuan, kishin shpirt gare dhe kjo është gjë e mirë. Pas kësaj ndeshje fillimit duhet të shplodhemi pak pasi kemi punuar shumë për këtë ndeshje, dhe nga kjo ndeshje jam i sigurt që do të dalim më të fortë pasi kemi mësuar shumë”, përfundoi trajneri Brdariç në reagimin e tij.

EMISIONET